Lajme

Infermiere Eleni Tafa: Trajnimi mbi procedurat standarde infermierore mjaft i vlefshëm për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë

Eleni Tafa është infermiere e Kujdesit Shëndetësor në Banesë në Qendrën Shëndetësore të Gostimës në rrethin e Elbasanit. Falë rezultateve të saj të larta gjatë trajnimit, ajo është përzgjedhur që të trajnojë pjesën tjetër të stafit mbi procedurat standarde infermierore të nevojshme për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë për pacientët e përzgjedhur të zonës. […]

HAP furnizon 27 qendra shëndetësore me pajisje për Kujdesin Shëndetësor në Banesë

Në përpjekje për të rritur qasshmërinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor, HAP furnizoi 27 qendra shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, dhe Shkodër me pajisjet e nevojshme për ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë. Ky investim synon t’u vijë në ndihmë të personave me sëmundje kronike dhe të moshuar, gjendja shëndetësore e […]

Komiteti Drejtues miraton Planin Vjetor të Aktiviteteve

Takimi i 18-të i Komitetit Drejtues të Projektit Shëndet për të Gjithë u mbajt më 18 Mars 2024, në ambientet e Ministrisë së Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale. Kryesuar nga Znj. Mira Rakacolli, Zëvendësministre e Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Sabine Piccard, Drejtuese e Sektorit të Shëndetësisë dhe Qeverisjes në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim […]

HAP mbështet vizitat monitoruese për cilësinë e kujdesit për pacientët kronikë

Për të nxitur zbatimin efektiv të protokolleve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, HAP po forcon kapacitetet e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor duke mbështetur vizitat monitoruese të specialistëve të tyre në qendrat shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korcë dhe Shkodër. Vizitat […]

Seminari i Planifikimit Vjetor: HAP përcakton prioritetet për 2024-2025

Përfaqësuesit dhe palët e interesit të Projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP) u mblodhën për Seminarin e Planifikimit Vjetor më 20 shkurt 2024. Seminari u mbajt në përputhje me dokumentin e miratuar të projektit dhe planin afatshkurtër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS) me qëllim dakordësimin për prioritetet dhe aktivitetet për vitin e […]

Përfundojnë trajnimet për trajnerë mbi Procedurat Standarde Infermierore në 27 Qendra Shëndetësore

Në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar aftësitë profesionale të infermiereve të familjes gjatë ofrimit të Kujdesit Shëndetësor në Banesë, HAP mbështeti zhvillimin e trajnimeve për trajnerë lidhur me procedurat standarde infermierore të cilat u mbyllën tashmë me sukses në 27 qendra shëndetësore në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Beratit, […]

Dr. Shkëndije Kuçi: HAP, mbështetje e vazhdueshme për mjekësinë familjare

Qendra Shëndetësore Vorë është një nga qendrat e rinovuara plotësisht me mbështetjen e projektit HAP. Në këtë qendër ku po zbatohen disa ndërhyrje të rëndësishme të projektit si përdorimi i protokolleve të përditësuara për trajtimin e 5 SJT-ve, ofrimi i kujdesit shëndetësor në banesë, zbatimi i profileve të reja të infermierit të familjes në qendër […]

HAP shpërndan 649 çanta me mjete të ekzaminimit fizik për mjekë dhe infermierë familjeje

Gjatë muajit dhjetor 2023, HAP shpërndau 649 çanta mjekësore për mjekët dhe infermieret e familjes të qendrave shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Shkodër. Çantat përmbajnë rreth 13 mjete të ekzaminimit fizik si stetoskopi, aparati i tensionit, pulsoksimetri, otoskopi, çekiçi neurologjik, treguesi i fluksit respirator, termometri digjital, laku hemostatik, kalendari i […]

Përfundojnë trajnimet për Menaxhimin e Shëndetit Mendor në KSHP

Kanë përfunduar me sukses trajnimet për trajnerë të mjekëve, infermierëve, punonjësve socialë dhe psikologëve të familjes të 29 qendrave shëndetësore në Durrës, Elbasan, Fier, Burrel, Korçë, Shkodër mbi “Përdorimin e Udhëzuesit për Menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Qëllimi i këtyre trajnimeve për trajnerë ishte aftësimi i pjesëmarrëve për përdorimin e […]

HAP zhvillon forum diskutimi mbi ecurinë e zbatimit të kujdesit shëndetësor në banesë

Më 6 dhjetor HAP organizoi forumin “Përvoja e zbatimit të kujdesit shëndetësor në banesë në Shqipëri”. Forumi mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Ambasadës së Zvicrës, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si edhe drejtorët e […]