Thirrje për tender: Blerje e pajisjeve për shërbimet në banesë

Shëndet për të Gjithë është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i cili po zbatohet nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) përmes qendrës HAP. Qëllimi i projektit është që popullsia shqiptare të përfitojë shëndet më të mirë në sajë të shërbimeve të përmirësuara të kujdesit shëndetësor parësor (KSHP).

HAP ka ofruar ekspertizë teknike për krijimin e modeleve të kujdesit në banesë (KB), të përshtatura për situatën e zonave rurale dhe urbane të Shqipërisë. Projekti po mbështet personelin e KSHP-ve në 8 qendra shëndetësore (QSH) në rajonet e Fierit dhe Dibrës për zbatimin e shërbimeve të kujdesit në banesë në zonat e mbuluara nga këto institucione. Në këtë kuadër, HAP do të sigurojë një sërë pajisjesh të nevojshme për të lehtësuar sigurimin e këtyre shërbimeve për popullatën e synuar në këto 8 (tetë) QSH.

Qendra HAP fton kompanitë të dërgojnë oferta për blerjen e pajisjeve që do të përdoren nga mjekët dhe infermierët që punojnë në 8 Qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor të zgjedhura në rajonet e  Fierit dhe Dibrës, duke lehtësuar sigurimin e shërbimeve në banesë.

Lista me pajisjet dhe specifikat teknike për ofertuesit mund të shkarkohet KËTU.

Kompanitë ofertuese duhet të përfshijnë në ofertat e tyre:

  • Ofertën në Lekë (përfshirë TVSH), në një zarf te veçantë
  • Vlefshmërinë e ofertës
  • Kohën e lëvrimit të mallit
  • Specifikat teknike të secilit produkt të propozuar dhe katalogun përkatës, në një zarf te veçantë
  • Garancinë për periudhën e mirëmbajtjes së pajisjeve
  • Certifikatën e cilësisë së produktit, të lëshuar nga prodhuesi
  • Deklarata e përputhshmërisë
  • Dokumentat e regjistrimit të kompanisë (NIPTetj.)
  • Ofertat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura

Transporti dhe instalimi i pajisjeve në 4 QSH-të e rajonit të Fierit dhe 4 QSH-të e rajonit të Dibrës, do të mbulohen nga furnitori.

Afati i fundit për aplikim

Ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 25 janar 2021, ora 16.00, me shënimin ‘Blerje e pajisjeve për KB”. Oferta financiare dhe oferta teknike duhet të jenë në zarfe më vete dhe të dyja bashkë të jenë brenda një zarfi të vulosur. Ofertat e pjesshme nuk do të merren në konsideratë.

Për cdo pyetje teknike, mund të na kontaktoni në adresën info@hap.org.al brenda datës 15 janar 2021.

Qendra HAP

Rruga “Themistokli Germenji”, Pallati Helios, Kati II, Ap.1, Tiranë, Shqipëri

E-mail: info@hap.org.al ; Website: www.hap.org.al

 

Pyetje dhe përgjigje rreth tenderit