22 qendra shëndetësore fillojnë përgatitjet për ofrimin e KSHB

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përzgjedhur 22 qendra shëndetësore (QSH) në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korcë dhe Shkodër për fazën e parë të shtrirjes në nivel kombëtar të kujdesit shëndetësor në banesë- një ndërhyrje e prezantuar nga HAP dhe pilotuar në 9 QSH në qarkun e Dibrës dhe Fierit.

Në këtë kuadër, 22 QSH-të kanë filluar aktivitetet përgatitore për ofrimin e kujdesit shëndetësor në banesë. Më konkretisht, ekipet e të gjitha QSH-ve janë trajnuar për hartimin e databazës së pacientëve që do të përfitojnë nga ky shërbim. Si rezultat, rreth 970 pacientë priten të marrin kujdesi shëndetësor në banesë në këto QSH-të e përzgjedhura. Në vijimësi, HAP do të mundësojë pajisjet mjekësore të nevojshme  për ofrimin e KSHB si dhe do të trajnojë  personelin infermieror për aftësimin  në kryerjen e procedurave infermierore në banesë.