
Protokollet e përditësuara për trajtimin e 5 sëmundjeve më të shpeshta jo-të transmetueshme në KSHP, të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë filluar të zbatohen në të gjitha QSH-të e qarkut Dibër dhe Fier.
Për të siguruar monitorimin e zbatimit të tyre, bazuar në treguesit e parashikuar në secilin protokoll, HAP organizoi trajnimin “Aftësimi për monitorimin e zbatimit të protokolleve për 5 SJT-të” ku morën pjesë ekipet e NjVKSH-ve në Dibër, Burrel, Bulqizë, Fier, Mallakastër, Lushnjë dhe drejtorive rajonale të FSDKSH-së në zonat përkatëse.
Në vijimësi, HAP do të mbështesë OSHKSH/NJVKSH-të, të hartojnë planet përkatëse të monitorimit për të nxitur zbatimin e protokolleve të mjekimit për një kujdes më cilësor ndaj pacientëve me sëmundje kronike.