Projekti Shëndet për të Gjithë – HAP mbështeti realizimin e Studimit “Vulnerabiliteti në Shëndet”, i cili synoi përcaktimin e kushteve dhe kritereve që rrethojnë vulnerabilitetin në shëndet, duke pasur parasysh nevojat gjinore, si dhe të rekomandojë strategji efektive sipas nevojave për të arrirë këto grupe në Kujdesin e Sistemit Parësor Shëndetësor në Shqipëri.

Për realizimin e studimit është përdorur një qasje e kombinuar e aspekteve sociologjike dhe asaj të shëndetit publik, e materializuar në një metodologji të studimit sasior dhe atij cilësor. Me qëllim për të siguruar konsesusin e zhvillimit të procesit dhe gjetjeve, janë organizuar dy grupe konsesuale, me pjesëmarrje të ekspertëve nga fusha e shkencave sociale dhe shëndeti publik.

Puna në terren është zhvilluar në pesë rajonë të Shqipërisë – Tiranë, Shkodër, Dibër, Fier dhe Vlorë. Janë zhvilluar 1553 intervista me përdorues të shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor, 15 fokus grupe me pjesëmarrje të 115 individëve nga grupe vulnerabël dhe 45 intervista me persona kyç dhe ofrues të shërbimeve, gjatë periudhës Dhjetor 2018 – Janar 2019.

Raporti i studimit do të paraqitet së shpejti dhe bëhet i disponueshëm për partnerët, politikëbërësit dhe zbatuesit. Gjithashtu, po përgatitet një Përmbledhje Faktike për Politikëbërësit (Policy Brief) mbi Vunlerabilitetin në Shëndet në Shërbimin e Kujdesit Parësor në Shipëri.